TIRANE - Rrugët shpesh dëmtohen për shkak të mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat vecse e kanë të ndaluar të kalojnë në disa akse, edhe tejkalojnë normat e peshës.
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se do të realizohet një monitorim rigoroz veçanërisht për operatorët e mineraleve dhe çimentos me qëllim që transporti i këtyre mallrave të realizohet me alternative konkuruese të transportit hekurudhor.
Këtë deklaratë, Haxhinasto e bëri gjatë analizës vjetore të drejtorisë së Hekurudhave shqiptare. Ministri Edmond Haxhinasto tha se pavarësisht problematikës së trashëguar, transporti hekurudhor ka potencial të madh zhvillimi dhe mund të japë më shumë kontribut në ekonominë e vendit.
Ministri Haxhinasto, nënvizoi se ndër objektivat kryesor për 2016 duhet të jetë rritja e mëtejshme e konkurueshmërisë dhe ofrimi i një game të gjerë shërbimesh për biznesin shqiptar dhe atë të huaj. Ministri tha se Drejtoria e Hekurudhave duhet të konceptojnë qasje për ti ofruar një game shërbimesh biznesit, që falë çmimeve të lira që ofrojnë hekurudhat për transportin e mallrave, biznesi të zgjedhë këtë transport.
Një tjetër objektiv për vitin 2016, është rivitalizimi segmentit të rëndësishëm Durrës-Elbasan-Përrenjas dhe Lin- Pogradec, duke i dhënë më shumë mundësi biznesit që përdorë këtë transport, nga Porti Durrësit deri në zonat kufitare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com