Haxhinasto në Kosovë në
konferencën e Europës Juglindore

Haxhinasto në Kosovë në <br />konferencën e Europës Juglindore
TIRANE- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset sot në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Europa Juglindore në epokën multipolare".

Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Ministri Haxhinasto do të mbajë një fjalim lidhur me sfidat e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE dhe realitetin e ri që ka sjellë pavarësia e Kosovës në stabilitetin rajonal.

Të pranishëm në këtë konferencë janë ministrat e Jashtëm të Turqisë, Bullgarisë, Malit të zi, Maqedonisë, Kosovës etj, ish-ministra të jashtëm, studiues për çështjet e Ballkanit në institute, universitete dhe OJQ nga Britania, Gjermania, Rusia (Akademia e Shkencave) Hungaria, Serbia, Turqia, Shqipëria, Serbia, përfaqësues të BERD, gazetarë etj.
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja