ELBASAN - Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, ka folur sot për problemin e madh të ndotjes në rrethin e Elbasanit në një konferencë të organizuar nga qëndra e eduikimit mjedisor EDEN dhe mbështetur nga qeveria e SHBA-së dhe “Austrian Development Cooperation”.

"Përmasa e problemit në Elbasan është e tillë që nuk mund të zgjidhet nëqofëse nuk do të konvergjojnë përpjekjet e të gjithë faktorëve që të shkojnë drejt zgjidhjes”, - tha ai. - "Mendoj se qeveria e ardhshme duhet të ketë një përqasje radikale për mjedisin në Elbasan.  Është një situatë jo normale që duhet të zgjidhet me një përpjekje shumë më të organizuar, me një plan specific,  i cili dallon nga të gjitha qarqet e tjera për këtë problematikë të jashtëzakonshme", - theksoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)