Haxhinasto: Negociata me
ofertuesen e dytë për Albpetrolin
Qeveria shqiptare ka shfuqizuar ofertën fituese prej 850 milionë eurosh nga Vetro Energy për të blerë kompaninë e naftës Albpetrol
TIRANË - Qeveria shqiptare ka shfuqizuar ofertën fituese prej 850 milionë eurosh nga Vetro Energy për të blerë kompaninë e naftës Albpetrol, pasi firma shqiptaro-amerikane dështoi në pagesën fillestare, të kërkuar nga ligji, njoftoi agjencia e lajmeve REUTERS, duke iu referuar deklaratave të zv.kryeimistrit Edmond Haxhinasto. Ai ka thënë se Vetro nuk pagoi dot 170 milionë euro, shifër e barabartë me 20 për qind të ofertës. Kjo, edhe pasi iu akorduar një shtyrje prej 30 ditësh, me afat përfundimtar 3 dhjetorin 2012.
“Ky vendim i qeverisë autorizon grupin e negociatorëve që të vazhdojnë të vlerësojnë ofertat e tjera,” tha për TV Top Channel Haxhinasto. Konsorciumi kinez Win Business, me një ofertë prej 298 milionë eurosh, është i dyti në radhë dhe pret të nisë negociatat. Ai pasohet në listë nga kanadezët e Bankers Petroleum, që kanë ofruar 106 milionë euro për blerjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë, me të cilët, në rast se dështon edhe negociata me firmën e dytë, mund të bisedohet nga ekspertët e METE-s. “Një burim i afërt me aksionarin kryesor të Vetro Energy, biznesmenin Rezart Taçi, tha se grupi ishte habitur nga vendimi, për shkak se ata po punonin për të finalizuar marrëveshjen”, shton më tej REUTERS.
Një vendim i tillë nuk gjendet në faqet në internet të qeverisë, ku publikohen zakonisht njoftime të tilla, konstaton sërish agjencia britanike. Ajo shton se qeveria e anuloi marrëveshjen, pasi e priti Vetro për dy muaj të tjerë, ndërkohë që ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.2%
-
Mjaftueshëm
29.1%
-
S'kam mendim
7.7%
Vota total: 946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve
8 Janar, 16:06
-
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën pjesë e KF Maliqit
8 Janar, 16:00
-
Altin Joka: Ja si të pastroni trupin tuaj pas ngrënies së tepërt gjatë fundvitit
8 Janar, 15:59
-
Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi
8 Janar, 15:59
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Krijuesi i ChatGPT, Sam Altman, akuzohet nga motra e tij për përdhunim kur ishte fëmijë! 39-vjeçari e mohon: Ajo ka probleme të shëndetit mendor
8 Janar, 15:50
-
Bardhi: Ulja me 1 lek e energjisë, tallje, ka qëllime elektorale! Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut, çmimi më i shtrenjtë në rajon
8 Janar, 15:41
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24