Ministri i Transpoerteve Edmond Haxhinasto ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë reforma për ujin e pijshëm në mënyrë që t’iu shërbehet akoma më mirë qytetarëve.
Sipas tij, do të ndërhyet në drejtim të lidhjeve të paligjshme të bëra në rrjet, ku qëllim kryesor ëhstë shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve.
“Një nga arsyet që kjo reformë të ketë sukses është të rrisim përgjegjësinë e autoriteteve vendore” ka thënë ai.
Haxhinasto ka inspektuar punimet që po kryhen në ujësjellësin e Berat - Kuçovës, një projekt ky që do të zbatohet përmes një fondi prej 7.5 milion Euro.
Sipas Ministrit Haxhinasto 51 përqind e rrjetit të Beratit do të rinovohet në mënyrë që konsumatorët të furnizohen më mirë dhe me cilësi më të lartë.
Ai ka vijuar se nga ky ujësjellës, që furnizon edhe Kuçovën, në 75 përqind të rrjetit do të rindërtohet.
Haxhinastoi ka thënë se tashmë dorëzohen dokumentat me inventarin e plotë të rrjetit të Ujesjellës kanalizimeve.
“Inventari është domosdoshmëri për reduktimin e humbjeve që janë 71 % dhe janë të rëndësishme për investimet” ka thënë Haxhinasto.
Në takim Ministri ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Beratit dhe i Kuçovës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com