Haxhinasto përuron mbikalimin e Shkozetit

/ATSH/- Mbikalimi i Shkozetit, një projekt me vlerë prej rreth 8 milion euro është vënë në shërbim të plotë të qytetarëve.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inauguroi sot përfundimin e punimeve, nga ku u bëri apel përdoruesve të rrugës që të ruajnë sinjalistikën, pasi dëmtimi i saj do të thotë rrezik për jetën e njerëzve.

Punimet për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit si pjesë e by passit të Durrësit nisën në janar të vitit të kaluar. Mbikalimi i Shkozetit mundëson një qarkullim më të mirë përmes shpërndarjes së trafikut të automjeteve që lëvizin në drejtim të jugut të vendit përmes lidhjes me autostradën Durrës-Tiranë, unazën e plazhit dhe zonat e tjera të rrethit bregdetar.
Mbikalimi si strukturë është 100 metër linear, rampat hyrëse dhe dalëse me gjatësi 340 metër. Investimi për këtë vepër është siguruar nga Fondi Saudit për Zhvillim.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

E djathta në Shqipëri, si parti leniniste