Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka deklaruar se në vitin 2015 katër portet kryesore në vend kanë shënuar një rritje të nivelit të ardhurave, ndërkohë që në vitin 2016 synohet që të rritet volumi i mallrave.
Teksa ka folur në analizën vjetore të Autoriteteve Portuale të vendit, ai ka thënë se, “ 4 portet kryesore të vendit i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës dhe Sarandës, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, kjo falë edhe fluksit të madh të pasagjerëve dhe turistëve gjatë vitit 2015. Disa nga arritjet që portet kryesore shënuan gjatë vitit të kaluar, ishin përmirësimi i ndjeshëm i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit”.
Ndërkohë, sipas Haxhinastos, po kryhen ndërhyrje në modernizimin e përmirësimin e terminaleve të pasagjerëve dhe thellimin e baseneve, për të bërë të mundur ankorimin e anijeve me tonazh të rëndë.
“Pavarësisht rezultateteve të mira, sfidë mbetet përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve dhe veçanërisht hartimi i strategjive të veçanta për rritjen e volumit të mallrave. Brënda pak kohësh do të jenë gati edhe planet e reja të tarifimit,çfarë do të rrisë edhe mundësinë e kompetivitetit të porteve shqiptare në rajon” ka shtuar ai.
Ndaj drejtuesve të porteve Ministri Haxhinasto, tha se ka ardhur koha të ketë një qasje më komerciale për të rritur konkurueshmërinë në rajon.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com