Haxhinasto: Shlyejmë 120 mln $
borxhe. Tregu ajror u liberalizua

Haxhinasto: Shlyejmë 120 mln $<br />borxhe. Tregu ajror u liberalizua
TIRANË - Tregu i transportit ajror në Shqipëri është liberalizuar dhe çmimet janë ulur me 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ai i cili e ka bërë të ditur këtë fakt dhe sipas tij, në treg kanë hyrë disa kompani që kanë rritur edhe shërbimet ndaj qytetarëve.
 
“Tregu është i hapur. Në tregun shqiptar të fluturimeve të transportit ajror ka kompani të reja që operojnë lirshëm në përputhje me të gjitha ligjet. Çmimi i biletave krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë është ulur 50 %.
 
Tregu është në drejtim të liberalizimit dhe krijimit të shërbimeve më të mira. Ne do të punojnë që kostot të ulen më tej dhe shërbimi ndaj qytetarit të bëhet më i mirë. Kam përmendur aeroportin e Kukësit dhe ndërtimin e një aeroporti tjetër në jug të vendit”, deklaroi gjatë fjalës së tij, ministri Haxhinasto.
 
Deklarata e ministrit të Transportit është bërë gjatë inspektimit që ka bërë sot në rrugën e Elbasanit, nga Fakulteti Filologjik e deri në Sauk që është duke u zgjeruar. Duke folur për infrastrukturën, Haxhinasto tha se, qytetarë paguajnë taksat dhe kërkojnë shërbime.
 
“Qytetarët shqiptarë i paguajnë taksat dhe ato duhet të respektohen në mënyrën më të mirë. Për këtë gjë do të punojmë ne, bashkë me komunitetin dhe kompanitë që ndërtojnë infrastrukturën”, tha ministri Edmond Haxhinasto.
 
Gjithashtu ministri ka folur edhe për paratë që do u jepen kompanive që kanë punuar në infrastrukturë, por Haxhinasto tha se, para se të jepen këto borxhe, do të verifikohen në terren të gjitha punët që janë bërë.
 
“Ekziston një fond prej 120 milionë dollarësh vetëm për detyrimet në infrastrukturë dhe ky fond do të ndahet sapo të përcaktojmë procedurën e shpërndarjes, që do të jetë shumë transparente. Por para se të japim paratë do të verifikojmë punën e bërë në terren”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit