Haxhinasto: Tarifa rrugëve që kanë
trafik të mjaftueshëm automjetesh
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të martën projektligjn për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri, ku ka pasur edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.
TIRANE - Qeveria Shqiptare, nën konsulencën e BERZH po studion strategjinë e vendosjes së tarifave për përdorimin e disa segmenteve rrugore. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ishte ftuar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të argumentuar nevojën e miratimit nga Parlamenti të marrëveshjes së “Strategjisë Shqiptare të Taksimit Rrugor”, firmosur mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZH në Tetor 2014, me vlerën 149.117 Euro, e cila synon realizimin e studimit për strategjinë e tarifimit të disa rrugëve ne vend.
Ministri Haxhinasto vuri theksin te fakti që strategjia do t’i japë përgjigje, mes të tjerave, disa pyetjeve kryesore në menaxhimin e ardhshëm të rrugëve: përcaktimin e segmenteve në të cilët do të vendosen tarifa, si dhe shrytëzimin e qëndrueshëm të rrugëve, duke vendosur një balancë midis kostove të mirëmbajtjes dhe përfitimeve ekonomike prej tyre.
Qëllimi i taksimit të rrugeve është mirëmbajtja e rrjetit rrugor. Ministri Haxhinasto nënvizoi se gjatë vitit 2014 janë rritur fondet për mirëmbajtje dhe siguri me 2.5 herë. “Të ardhurat që do të realizohen janë për mirëmbajtjen e rrugëve.
Jemi përpara faktit që mirëmbajtja e rrjetit tonë rrugor ka nevoja të mëdha. Është shumë i rëndësishëm këndvështrimi ynë i ri për rrugën, ajo nuk është thjesht infrastrukturë fizike, por rruga është shërbim për qytetarët dhe që ne ta realizojmë me cilësi maksimale këtë, duhet të forcojmë mirëmbajtjen e saj dhe të ofrojmë sigurinë rrugore për qytetarin” - tha Ministri Haxhinasto.
PolemikatHartimi i kësaj strategjie është në përputhje me programin e qeverisë, si dhe direktivat evropiane. Por opozita u shpreh kundër këtij projektligji. Sipas deputetëve të opozitës në Komision, tarifimi i rrugëve duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksat.
”Tarifimi i rrugëve më duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksa. Qeveria do të vendosë taksa edhe për të kaluar rrugët kur ekonomia është në ngërç”, deklaroi ish-ministri i financave, deputeti i PD-së, Ridvan Bode. Kjo strategji do të përfshijë analizën në nivel politikash, duke përcaktuar mënyrën optimale të përdorimit të taksës rrugore në rrjetin rrugor në Shqipëri dhe identifikimin e segmenteve rrugore potencialisht të përshtatshme për aplikimin e taksës rrugore.
BERZHSipas BERZH, kjo marrëvshje krijon mundësinë e rritjes së të ardhurave shtesë për sektorin rrugor dhe sigurimin e një burimi financiar të dedikuar për akset rrugore kombëtare në Shqipëri.
“Projekti do të marrë parasysh ndjeshmërinë e kërkesës, duke balancuar të ardhurat e taksave dhe përfitimet ekonomike të rrugëve; kohëzgjatjen e taksës; strukturën e taksës (taksa të ndryshme ditore ose javore, nga lloje të ndryshme të mjeteve, diferencim çmimi); programet e sigurisë; përshkallëzimin e tarifës (rritja e taksës me kalimin e kohës, etj), si dhe opsione të ndryshme për vënien e taksës” thekson BERZH në relacionin dërguar Qeverisë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35