Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka ftuar bizneset franceze të investojnë në Shqipëri në fushën e transportit.

Në një konferencë të zhvilluar nga UBIFRANCE (Agjensia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze), Haxhinasto ofroi garanci për biznesin francez në Shqipëri.

Ai theksoi se ky shkëmbim duhet të intensifikohet, në kushtet e reja të avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Numri një i infrastukturës foli për projektet e rritjes së sigurisë e cilësive të rrugëve, konçesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit dhe të tjera.

Për sektorin hekurudhor, ai paraqiti ftesën për të marrë pjesë në ndërtimin e lidhjes hekurudhore Tiranë– Rinas-Durrës, si dhe rikonstruksionin e lidhjeve ndërkombëtare Durrës-Maqedoni dhe Durrës-Mail i Zi.  




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)