Eden Hazard e mbylli aventurën e tij me Chelsea në mënyrën më të mirë të mundshme. Dy gola, një asist dhe një drejtim perfekt të skuadrës së tij drejt fitores aq shumë të dëshiruar të trofeut të Europa League. Në fund të kësaj ndeshjeje, Hazard ka deklaruar se e ardhmja e tij do të jetë larg "bluve të Londrës", por pa dhënë detaje se cili ekip do të jetë ndalesa e tij.
"Në pjesën e parë skuadrat ishin të stresuar, sepse ishte një finale. Kur Giroud shënoi, mendoj se ishte fillimi i një nate të bukur. Kontrolluam ndeshjen dhe jam i lumtur për këtë trofe. E ardhmja? E kam marrë vendimin tim dy javë më parë, tani mbetet të gjejnë marrëveshjen dy klubet. Mendoj se është një lamtumirë, kam dhënë gjithçka për 7 vite dhe është koha për një sfidë të re", tha Hazard.
Flitet se do të jetë Real Madrid. Largimi i Ronaldos u ndje në sulmin e 'Los Blancos' që reflektoi më pas edhe me një sezon të dështuar për madrilenët. Eden Hazard është parë si i duhuri për të shpëtuar sulmin në Stamford Bridge'.