Një grup aktivistësh palestinezë nga fshatrat e Bregut Perëndimor u përpoqën të organizojnë një protestë të shtunën kundër vendbanimeve të reja që Izraeli kërkon të hap në territorin palestinez.
Protestuesit u përpoqën të ngrenë tenda vendqëndrimi në jug të Hebronit, para se ushtarët izraelitë të vinin në vendin e ngjarjes ku i detyruan që ti hiqnin. Aktivistët u larguan nga ushtarët me dhunë ku njëri prej tyre u trasportua në spital për shkak të disa lëndimeve të marra.
Një protestues dhe banor lokal në jug të Hebronit, argumentoi se kemi ardhur këtu për të ndërtuar një fshat mbi tokën palestineze, dhe për të përdorur lirisht vendin tonë në mënyrë që palestinezët të kenë të drejtat e tyre që i përkasin.
Në dy muajt e fundit Izraeli ka marrë kritika të ashpëra nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mbi planet e saj për projekte të reja për ndërtimin e 1.500 shtëpi të reja në token palestineze.
Rreth 500.000 mijë izraelitë dhe 2.5 milionë palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Bisedimet e drejtpërdrejta për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve u ndërprenë në vitin 2010 në lidhje me vendbanimet e reja , që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka shpallur si të paligjshme.
Palestinezët i shohin vendbanimet si pengesa për arritjen e një shteti të pavarur.
/Shqiptarja.com