Gjykata Administrative vendos sot për fatin e Luginës së Valbonës. Shoqata për mbrojtjen e mjedisit kanë ankimuar në gjykatë ndërtimin e rreth 10 HEC-ve përgjatë lumit të Valbonës në komunën Margegaj, i cilësuar si një nga më përrallorët në rajon dhe më Europë.

Pas mbajtjes së disa protestave dhe peticioneve në të cilat u përfshinë edhe figura të njohura të shoqërisë nga mbarë vendi, shoqata “Toka” dhe banorët e komunës Margegaj, iu drejtuan gjykatës. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre me ndërtimin e HEC-ve shkatërrohet një nga pasuritë e çmuara natyrore e cila çdo ditë e më shumë mbledh turistë nga e gjithë bota. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com