“Ndërtimi i HEC-eve” është fillimi i fundit të Valbonës”, kështu është shprehur amerikania Catherine Bohne, e njohur edhe si amerikania e Valbonës, e cila prej kohësh është pjesë e lëvizjes “Mos ma prek Valbonën”.

E pranishme në protestën e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë nga , ambientalistë banorë të Tropojës, Kukësit e zonave të tjera, për të kundërshtuar ndërtoimet, Catherine bën edhe njëherë apel që Valbona të mos preket.

Sipas saj argumentat e Kryeministrit Rama janë absurde, duke u shprehur se ka 100 mënyra për ti ndaluar punimet, por, thekson ajo, “brenda dyerve të kryeministritsë bie era korrupsion”.

Ndërtimi i HEC-eve është shkatërrimi i vendit, fundi i Valbonës nëse vazhdon. Nëse plani vazhdon është fillimi i fundit të Valbonës. Ne kërkojmë ndalimin e ndërtimeve, por deri tani argumentat e qeverisë se pse nuk i kanë ndaluar janë absurde. Ka 100 mënyra për ta prishur kontartën pa paguar asnjë lek. Ligji për mbrojtjen e zonave të mbrojtura thotë se një ndërtim i tillë është i paligjshëm. Rama të thotë se Valbona është më pak e virgjër? Si më pak e virgjër, o është e virgjër o nuk është. Ky është argument absurd. Ne nuk jemi budallenj e kuptojmë se çfarë po ndodh., duket që bie era korrupsion brenda dyerve të Kryeministrisë.”, tha amerikania Catherine Bohne.

Mes protestuesve ishte edhe aktivisti Jani Marka. Sipas tij është katastrofë e madhe ndërtimi i HECEVE, ndërsa bën thirrje për më shumë sensibilizim nga opinioni publik.

 “Në Shqipëri nuk është vetëm hidrocentrali i Valbonës, në Shqipëri do ndërtohen shumë të tjerë e kjo është absurde. Ata që nuk kanë qenë atje ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo. Por atje ka pasuri shumë të mëdha. Një ndërtim i tillë e shkatërron natyrën. Është katastrofë të ndërtosh hidrocentral në Valbonë. Duhet një reagim i fortë shoqërorë. Të jem i sinqertë nuk shoh ndonjë sensibilizim të opinionit publik. Jemi pak." , u shpreh Marka.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com