HEC-et e vegjël prodhojnë
7 për qind të energjisë

TIRANE- Prodhimi i përgjithshëm i energjisë nga hidrocentralet private vitin e kaluar u dyfishua në krahasim me një vit më parë, duke zënë 7 për qind të prodhimit total.

Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) përcakton se prodhimi vjetor 2012 nga HEC-et private me fuqi të instaluar deri në 15 megavat arriti në 299.9 milionë kilovatorë, nga 136.8 milionë në vitin 2011, me një rritje prej gati 120%. Sipas ERE-s, në prodhim janë 68 hidrocentrale nga 40 shoqëri private dhe koncensionare, me një total fuqi të instaluar 195.8 megavat.

Prej tyre rreth 120 megavat fuqi e kanë 16 HEC-et që nisën vjet prodhimin e energjisë. Kompania kryesore që prodhoi më shumë energji është "Balkan Green Energy" me 25 HEC-et e veta. Prodhimi i tyre vjet arriti në 48 milionë kilovatorë energji në 25 hidrocentrale lokale. Prodhuesi i dytë më e madh është HEC-i Tervolit në Elbasan, me prodhim prej 35 milionë kilovatorësh.

Me rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë është dhe kompania "Energo Sas" sh.p.k, me HEC-in e Sasajt në Sarandë, që vjet prodhoi 28 milionë kilovatorë energji elektrike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë