Vazhdojnë marshimet për ndërtimin të HEC-ve në Valbonë, kundër të cilëve nuk janë vetëm banorë të vendit, por edhe më gjerë.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, bën me dije se ditën e nesërme, në orën 19:00, tek monumenti i Pavarësisë tek Parku Rinia, do të fillojë marshimi i qytetarëve të Tiranës që janë kundër këtyre ndërtimeve.

Marshimi më pas do të vazhdojë drejtë Kryeministrisë. Gati një javë më parë banorë të Valbonës u ngritën në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com