HEC-et, shtyrja e afateve
nuk shmang dështimin
Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 për ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhë kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare.
TIRANE- Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 për ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhë kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare. Shumica absolute e tyre duhej të kishin mbaruar, pasi shtyrja e afateve nuk e kalonte vitin 2011. Në fakt, fjala është për HEC-e modeste, që nuk kërkojnë fonde të mëdha dhe teknologji të shtrenjtë. Por, nga ana tjetër, në listën e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfshihet edhe projekti madhor i kaskadës së Devollit, i cili, pasi u tha se do të investojë një shifër prej 1 miliardë eurosh, para disa vitesh, nuk ka realizuar ende asnjë punim.
KAPACITETENë vitin 1990 Shqipëria kishte 1.700 megavat kapacitete të instaluara hidroenergjetike, ndërkohë që kërkesa për konsum ishte shumë më e vogël (1.450 megavat në hidrocentrale dhe 250 megavat në termocentrale), kurse aktualisht në vend ka vetëm 1.470 megavat kapacitete të instaluara. Kjo ka bërë që ekonomia dhe familjet të mbeten tërësisht të varura nga moti dhe kushtet klimaterike, krejtësisht të varura nga importi i energjisë. Vetëm në tre muajt e fundit KESH ka blerë 74 milionë euro energji, duke filluar me kosto 60 euro per megavatorë e duke përfunduar në 118 euro.
Në vend është ndërtuar tashmë një TEC, por në mënyrë absurde ai nuk po vihet në punë, edhe në kohën e krizës më të keqe energjetike për dekada. Nuk kuptohet se përse u shpenzuan paratë e buxhetit dhe pse u morën kreditë për një projekt që nuk vihet dot në zbatim.
FAVORIZIMINga ana tjetër, në fushën e HEC-eve të vegjël akuzat për korrupsion janë më se të bazuara. 99% e kontratave koncensionare janë realizuar përmes procedurës "Propozim i pakërkuar" dhe në to ka patur gara formale. Nga 98 kontrata koncensionare, për 15 prej tyre nuk ka filluar puna fare, ndërkohë që për 11 prej tyre kanë skaduar edhe afatet e shtyrjeve. Në këto kushte, METE duhej t'u kishte hequr licensat subjekteve e t'ua jepte ato te tjerave, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Kjo, pasi emrat e aksionerëve të këtyre subjekteve janë të përfolur për lidhje të ngushta me politikanë e zyrtarë të lartë të qeverisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24