Bashkimi i dy firmave “Ayen Enerji” dhe “Fusha” , fituese të tenderit, duhet të përfundojnë brenda 30 muajsh ndërtimin e HEC-it. Qeveria shqipatre prishi përpara 6 muajsh kontratën me kompaninë Hidro srl, e cila zotëronte aksionet e shoqërisë Kalivaçi Green Energy, në pronësi të Françesko Beketit dhe rihapi garën për dhënien me koncesion për 35 vjet të hidrocentralit.
“Ayen Enerji” dhe “Fusha” arritën të fitonin garën mbi dy firmat e tjera pjesëmarrëse Doko dhe Gener 2.Impakti mjedsior që ka ndërtimi i veprës mbi lumi Vjosë kushtëzoi edhe kriteret për përzgjedhjen e fituesit. Është vendosur që shoqëria që ka marrë koncesionin të ndërtojë një rrugë kalimi për peshqit me anë të një By-pass-i të posaçëm dhe të prekë sa më pak sipërfaqe që është e mundur.
Pas dhënies së kontratës për hidrocentralin e Poçemit, i cili nuk ka nisur punimet pasi është konstestuar nga banorët e zonës në gjykatë, ky është HEC-i i dytë me këtë madhësi që ndërtohet mbi lumin Vjosë. Organizata të shumta mjedisore shqiptare dhe të huaja kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë lumë. /Pamfleti.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com