HEC-i në kanionin e Holtës/ Balluku: Punimet pezullohen përkohësisht. Nëse projekti cënon bukurinë natyrore, drejt anulimit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë deklaruar sot në një dëgjesë me banorët e Gramshit se punimet në kanionin e Holtës do të pezullohen përkohësisht, deri në daljen e raportit të skanimit të projektit.

Balluku u shpreh se së bashku me ministrin Klosi do ta kthejë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave. 

"Por dua ta them shumë qartë, vërtetë HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC-i të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”, tha më tej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ripohoi banorëve se në rast se projekti i ndërmarrë rezulton se dëmton kanionin e Holtës, do të anulohet. Ai u shpreh më tej se po i jepet përparësi jo vetëm pasurisë natyrore por edhe interesit qytetar, si dhe falenderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e protestës. 

I falënderoj të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj proteste për të sensibilizuar. Sikur 1% të bëjë dëm në këtë bukuri natyrore do jetë e patolerueshme që të ndërtohet. Shumë gabim që kompania nuk ka bërë prezantim projekti. Faj kemi dhe ne pushteti vendor apo qendror që nuk e kemi bërë të qartë përfshirjen e njerëzve. I dashur përfaqësues i kompanisë, këtë gjë duhet ta kishit bërë shumë më parë. banorët na thanë se bllokohet hyrja në kanion. Nëse bllokohet hyrja, dëmtohet kanioni.

Unë e kam tek protesta. Protesta ia vlejti sepse po të mos ishit bashkuar ju nuk do të ishim ne sot. Sigurisht që në emër të 7 deputetëve të qarkut të Elbasanit dhe grupit parlamentar të PS e falënderoj Belindën jo vetëm për vendimin që mori këtu në Holtë por një numër të madh HEC-esh që nuk janë vënë në funksion të ekonomisë së vendit. Një pjesë tjetër duhen verifikuar në çdo rast.

Procesi i pezullimit do të shoqërohet nga një proces shumë sqimatar për të parë letër për letër dhe detaj më detaj të gjithë projektin me garancinë që një qime floku t’i preket kësaj bukurie do shkohet në anulim. E gjithë vëmendja jonë është për ju, për banorët e Gramshit dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të zakonshëm të vendit. Të jeni të sigurt se ne do e mbajmë fjalën që dhamë.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/01/2019 12:36

    Veprimi i dy ministrave per te degjuar komunitetin per Hecin ne kanionin e Holtes, eshte shume i drejte dhe duhet te ishte kryer ne pare . Kush i dha lejen per ndertim dhe si nuk zbatohen kriteret per zonat e mbrojtura ? A mund te kesh besim te Angjeli si hartues i politikave ekonomike te qeverise bazuar ne PPP korruptive , qe nuk kane lidhje me veprat por me kostot te tmerrsusht te larta ? Qeveria po humb besimin e madh qe kishte ne popull, me menyren si operon ne ekonomi . Kujtojme taksen e rruges se kombit , qe ndryshoi mbas protestave te banoreve . Qeveria eshte zgjedh nga sicialistet dhe shfrytezohet nga Rilindasit . A di te pwrgjighen penalusht Ahmetaj , Gjiknuri dhe Beqaj per koncensionet e korruptuara

    Përgjigju
    • xXx: 27/01/2019 11:34

      Une nuk e degjova dhe nuk dua ta degjoj debatin,por pyetja eshte ç'i duhen popullit gjithe keto hidrocentrale kur prape kemi kufizime energjie elektrike.Jane keta eproret e pa ngopur te ketyre Erikeve qe i vene nga mbas per te lepire ndonje kocke e zeza e ketij vendi.Na jusifikoka ministrit si te pa informuar,hajde mendje hajde...

    • Erik: 26/01/2019 14:56

      O mik a e degjove debatin a jo? Leja eshte dhene per nje zone qe nuk eshte e mbrojtur e para edhe pse ndertimi aty i HEC-it ndikon tek zona e mbrojtur qe vjen pas saj. E dyta ministri nuk eshte GPS apo specialist te njohë zonat e Shqiperise me pellembe per te kuptuar se nje investim prish eko-sistemin para se te firmose nje leje te tille. Kompanite si ato te Sazan Gurit qe bejne vleresimet e ndikimit ne mjedis te investimeve jane pergjegjese qe shesin raporte kot me kot, pastaj shpurra e drejtoruceve ne ministrira apo ente te tjera jane ata qe luajne lojen "po pjesa ime ku eshte?". E treta ta tha Taulant Balla...mos harroni se po aty ne Gramsh 40m larg Ujevares se Sotires eshte ngritur nje HEC kohe me pare ne qeverine e Saliut. U bene dhe atehere protesta nga fshataret, por s'ua vuri kush veshin, ndersa Rilindja degjon dhe reflekton. Çdo zone e Shqiperise mund te jete atraksion per shumekend edhe pse ne dukje toka aty s'ka asnje vlere, i bie mos besh asnje investim ne kete vend.

  • Latif: 26/01/2019 11:19

    Do dhe ti llokmen tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën