Hedhja e lëndëve plasëse nga “Fanatics” dhe dëmtimi i 3 lojtarëve, Vllaznia reagon: Të dënohen autorët nga Policia dhe FSHF! Ndeshja të ndërpritej

Hedhja e lëndëve plasëse nga “Fanatics” dhe dëmtimi i 3 lojtarëve, Vllaznia reagon: Të dënohen autorët nga Policia dhe FSHF! Ndeshja të ndërpritej

Nga ndeshja Tirana-Vllaznia

1730212075_tiranavllaznia.jpg

Klubi i Vllaznisë ka reaguar ashpër pas përfundimit të ndeshjes së sotme, ku nuk munguan incidentet e rënda, pasi shkodranët fituan në një takim të çmendur ndaj Tiranës.

Klubi shkodran me një postim në faqen e tij zyrtare kërkon dënimin e autorëve që hodhen sot (30 tetor) lëndë plasëse në fushë, në ndeshjen me Tiranën (3-4.

Sipas klubit shkodran, ndeshja duhet të ishte ndërprerë, ndërsa shtojnë se policia dhe FSHF duhet të dënojnë autorët

Tirana dhe Vllaznia luajtën në "Roza Haxhiu" për javën e 11-të të Superligës (1-4). Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse.

"Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë. Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërprerje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi, duke u mbyllur 3-4 për shkodranët.

Reagimi i Klubit Vllaznia:

"Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh indinjatën e tij më të thellë në lidhje me rastin e paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, atë gjatë ndeshjes së ditës se sotme, Tirana-Vllaznia e luajtur në stadiumin "Roza Haxhiu" të qytetit të Lushnjës ku jeta dhe shëndeti i futbollistëve të Vllaznisë u rrezikua seriozisht.

Në minutën e 66-të pas shënimit të golit të katërt, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4 në favorin e ekipit tonë, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Vllaznisë po festonin brenda fushës së blertë, një lëndë plasëse e fuqishme e hedhur që vinte nga grupi i tifozërisë së Tiranës, shpërtheu fuqishëm në fushën e blertë përpara këmbëve të lojtarëve duke i përplasur fuqishëm në tokë disa prej tyre. Fatkeqësisht fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportit.

Për shkak të këtij shpërthimi, njëri nga lojtarët e Vllaznisë, i plagosur më rëndë, u detyrua të lërë fushën e lojës dhe të dërgohet menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës. Sipas raportit të mjekëve të urgjencës së spitalit rezultoi ka pësuar djegie, humbje të dëgjimit dhe humbje ekuilibrit. Ndërkohë lojtarët e tjerë që mbetën në fushën e lojës pësuan turbullime të dukshme te shikimit dhe të dëgjimit.

Pas këtij momenti të shëmtuar ku u lëndua shëndeti i futbollistëve kuqeblu, nuk mund të kishte më lojë futbolli dhe përtej vendosmërisë së stafit teknik dhe lojtarëve për të respektuar drejtuesit e garës, mbetet i pakuptimtë vendimi i tyre për vazhdimin e ndeshjes!

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon me forcë nga organet e rendit dhe Policisë së Shtetit të marrin sa më parë të gjitha masat për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të cilët kanë konsumuar një vepër penale të tipit "akt terrorist" e cila ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e lojtarëve në fushë.

Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve".

Reagimi i Vllaznisë


Lajmi kryesor:

Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori