Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani

Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani

Festa e Vllaznisë

Superliga shqiptare e futbollit filloi këtë të mërkurë me raundin e 11-të. Në Lushnjë 'Klasikja' mes Tiranës dhe Vllaznisë foli 3-4 për shkodranët, me sfidën që u përfshi në incidente dhe protagonistë ishin tifozët e Tiranës. Ndërkohë që Laçi befasoi kampionët në fuqi të Egnatias. Në 17:00 Skënderbeu humbi 0-2 nga Partizani, me të kuqtë që qëndrojnë në krye.

Stadiumi "Roza Haxhiu" në Lushnje priti ndeshjen 'Klasike' mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shkodranët fituan 3-4 duke shkërmoqur bardheblutë, çka mund të sjellë një lëkundje në pozitat e Bledi Shkëmbit si trajner. Balaj me dopietë në minutat 9 dhe 19, Mala në të 34' dhe Ildi Gruda në minutën e 65 shënuan për shkodranët. Te Tirana Bajrovic (2x) shkurtoi në pjesën e dytë dhe shënoi në shtesë, së bashku me Ndrecën.

Tirana vijon të ketë një fitore këtë sezon, duke mbetur me 11 pikë në vendin e shtatë. Vllaznia ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë. Kujtojmë se sfida u luajt në Lushnje për shkak se Tirana nuk gjeti stadium tjetër të lirë dhe për herën e tretë radhazi shtegton jashtë kryeqytetit.

Dëmtimi i tre futbollistëve të Vllaznisë nga "Tirona Fanatics"

Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse. "Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë.

Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërpreje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi.

Në Kurbin, Laçi fitoi 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Prodani në pjesën e parë dhe Uilliams në fraksionin e dytë shënuan për bardhezinjtë. Paçka se rrogozhinasit luajtën dhe patën raste, nuk mundën të gjenin rrjetën. Laçi gjen fitoren e dytë dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa vijon të jetë sërish në fundin e ftohtë.

Superliga, java 11-të:

E mërkurë

14:00 Tirana 3-4 Vllaznia

14:00 Laçi 2-0 Egnatia

17:00 Skënderbeu 0-2 Partizani (Bintsouka 2x)

E enjte

17:00

Dinamo - Bylis

Teuta - AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Hedhja e lëndëve plasëse nga “Fanatics” dhe dëmtimi i 3 lojtarëve, Vllaznia reagon: Të dënohen autorët nga Policia dhe FSHF! Ndeshja të ndërpritej

1730212075_tiranavllaznia.jpg

Klubi i Vllaznisë ka reaguar ashpër pas përfundimit të ndeshjes së sotme, ku nuk munguan incidentet e rënda, pasi shkodranët fituan në një takim të çmendur ndaj Tiranës.

Klubi shkodran me një postim në faqen e tij zyrtare kërkon dënimin e autorëve që hodhen sot (30 tetor) lëndë plasëse në fushë, në ndeshjen me Tiranën (3-4.

Sipas klubit shkodran, ndeshja duhet të ishte ndërprerë, ndërsa shtojnë se policia dhe FSHF duhet të dënojnë autorët

Tirana dhe Vllaznia luajtën në "Roza Haxhiu" për javën e 11-të të Superligës (1-4). Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse.

"Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë. Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërprerje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi, duke u mbyllur 3-4 për shkodranët.

Reagimi i Klubit Vllaznia:

"Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh indinjatën e tij më të thellë në lidhje me rastin e paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, atë gjatë ndeshjes së ditës se sotme, Tirana-Vllaznia e luajtur në stadiumin "Roza Haxhiu" të qytetit të Lushnjës ku jeta dhe shëndeti i futbollistëve të Vllaznisë u rrezikua seriozisht.

Në minutën e 66-të pas shënimit të golit të katërt, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4 në favorin e ekipit tonë, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Vllaznisë po festonin brenda fushës së blertë, një lëndë plasëse e fuqishme e hedhur që vinte nga grupi i tifozërisë së Tiranës, shpërtheu fuqishëm në fushën e blertë përpara këmbëve të lojtarëve duke i përplasur fuqishëm në tokë disa prej tyre. Fatkeqësisht fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportit.

Për shkak të këtij shpërthimi, njëri nga lojtarët e Vllaznisë, i plagosur më rëndë, u detyrua të lërë fushën e lojës dhe të dërgohet menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës. Sipas raportit të mjekëve të urgjencës së spitalit rezultoi ka pësuar djegie, humbje të dëgjimit dhe humbje ekuilibrit. Ndërkohë lojtarët e tjerë që mbetën në fushën e lojës pësuan turbullime të dukshme te shikimit dhe të dëgjimit.

Pas këtij momenti të shëmtuar ku u lëndua shëndeti i futbollistëve kuqeblu, nuk mund të kishte më lojë futbolli dhe përtej vendosmërisë së stafit teknik dhe lojtarëve për të respektuar drejtuesit e garës, mbetet i pakuptimtë vendimi i tyre për vazhdimin e ndeshjes!

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon me forcë nga organet e rendit dhe Policisë së Shtetit të marrin sa më parë të gjitha masat për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të cilët kanë konsumuar një vepër penale të tipit "akt terrorist" e cila ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e lojtarëve në fushë.

Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve".

Reagimi i Vllaznisë
Ora 15:45
Skandaloze në 'Klasike', tre futbollistët e Vllaznisë dëmtohen nga tifozët e Tiranës! Mala me ambulancë në spital

LUSHNJË - Tirana dhe Vllaznia luajtën në "Roza Haxhiu" për javën e 11-të të Superligës (1-4). Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse.

"Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë. Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërpreje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fox News: Donald Trump mund Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA! Nis festa e republikanëve

Fox News: Donald Trump mund Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA! Nis festa e republikanëve