Sjellja e gabuar e tifozëve dhe banderolat homofobike në derbin kryeqytetas, Komisioni i Etikës dënon me 800 mijë lekë gjobë Tiranën dhe Partizanin

Sjellja e gabuar e tifozëve dhe banderolat homofobike në derbin kryeqytetas, Komisioni i Etikës dënon me 800 mijë lekë gjobë Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka ndëshkuar skuadrën e futbollit të Tiranës pas sjelljeve të tifozëve dhe shfaqjen e banderolave homofobike në ndeshjen kundër Partizanit në datë 17 maj. KF Tirana do duhet të paguajë 600 mijë lekë gjobë si dhe të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin ‘Air Albania’.

Gjithashtu edhe skuadra e Partizanit është dënuar me 200 mijë lekë gjobë për hedhjen e sendeve të paligjshme në fushë duke shkaktuar ndërprerjen e lojës disa herë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Besëlidhja, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “KF Korabi-KF Besëlidhja“ në bazë të nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale