Hegla Schmid, 3 mesazhe për
liberalizimin e vizave me Kosovën

Hegla Schmid, 3 mesazhe për<br />liberalizimin e vizave me Kosovën<br>
Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid. Ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit politikë të opozitës. Gjatë konferencës për mediat, Shcmid ka deklaruar se duhet të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, është kusht kryesor.

Liberalizimi i vizave është i nevojshëm për qytetarët, e për këtë qeveria duhet të përparoj, në përmbushjen e kritereve që i kërkohen nga Bashkimi Europian. " E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, " ka deklaruar Schmid.

Më tej Schmid, ka kërkuar që të fokusohen edhe te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkimi Europian i ka të hapura dyert për  shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë të hapura kurdo, por duhet  t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim. Më tej Schmid, ka ndaluar te dialogu me Serbinë, ka kërkuar që të vazhdoj, të mos ndërpritet, aq më tepër po ndërmjetësohet nga BE-ja, dialogu i shërben stabilitetit në rajon.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj, është shprehur se Kosova, do të vazhdoj të plotësoj kriteret që i takojn.

“Dinamika e Kosovës me BE-në, po përparojmë. Mendoj se edhe takimi i sotëm me zonjën Schmid që është Sekretare e Përgjithshme vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe një shtyrje për një punë më intensive me zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, që fokusohet në reforma të përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, pra që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend, e njëkohësish reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar", tha Haradinaj.

Pas takimit me Ramush Haradinaj, Scimid ka zhvilluar takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe përfaqësuesit e partive politike opozitare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Redaksia Online 
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......