Hektor Dule: Janë zhdukur e thyer skulpturat e autorëve të mëdhenj, trajtohen si art ‘soc-realist’

Skulpturat monumentale, po shkatërrohen dhe një pjesë e tyre janë zhdukur. Në mesin e debateve 30-vjeçare, duke iu kundërvënë artit të diktaturës, monumentet e partizanëve janë të parët që u goditën me gurë. 
 “Po këtu, po na ngatërrohen gjërat! Çdo gjë që i kushtohet luftës qenka e keqe. Po mohohet lufta e fundit nacionalçlirimtare, por janë vrarë gjithë ata njerëz more. Tema e luftës është mënjanuar komplet. Gjak qeni ishte ai, që u derdh? Ishte gjak, nuk ishte bojë, ishin vëllezërit tanë ata që u vranë, ishin baballarët tanë”- tha skulptori Hektor Dule

Skulptori 80-vjeçar Hektor Dule ka, dhënë një kontribut të çmuar në skulpturën monumentale kombëtare. 

Kur ishte 5 vjeç, artisti pa me sytë e tij çastin ku vajza me bucelë i dha ujë partizanit. I ngrirë në kujtesën fëminore, ai çast sot është monument në parkun e Liqenit të Tiranës. 

“Kjo është e dhimbshme, të ikën gjithë jeta, gjysma e jetës, gjysma e krijimtarisë, të ikën bosh, të ikën kot, sepse nuk është interesuar njeri për t’i derdhur në bronz”, tha Dule. 

Skulptori që ka realizuar me mjeshtëri: përmendoren e Mushqetës në rrugën Tiranë-Elbasan; “Metalurgun” si bashkautor me Kristaq Ramën; lapidarin e 500-vjetorit te vdekjes së Skënderbeut, e së fundi gjuhëtarin e madh Eqrem Çabejin në hyrjen e Akademisë së Shkencave, duke folur për Report TV deklaron jo pak vepra të dëmtuara e të humbura.

“Relievi i Gjirokastrës, po shkatërrohet se është në beton, relievi i Mushqetas po shkatërrohet se është në beton. Dhe e keqja jonë është se të gjitha  punimet tona atje janë shkatërruar, punimet tona kanë humbur, janë vepra arti që kanë humbur. Në Galerinë e Arteve ka punë që kanë humbur. Po i numëroj: Në Galerinë e Arteve ka punë që kanë humbur: Grupi skulpturor “Brez pas brezi”, ka mbetur një fotografi, sepse vepra tjetër “Guri i rëndë në vend të vet” apo “Toka ime, jeta ime”, që është një malësor mbi 2 metër e gjysmë skulpturë, u mor nga Galeria e Arteve. Nuk më intereson se kush ka qenë drejtor atje. U mor dhe me urdhër të s’di se kujt, e çuan në Llugaj të Tropojës. Atje u thye ajo punë. “Metalurgu”, puna ime me Kristaq Ramën. Kjo është një punë që ka mbetur vetëm në fotografi. U mor nga Galeria e Arteve dhe shkoi në kombinat të traktorëve.  Nuk dihet ku është. Puna e parë imja, kur shkoj në Moskë u ekspozua dhe kur erdhi nuk dihet ku është.”, rrëfen skulptori i mirënjohur Hektor Dule. 

Skulptura e luftës çlirimtare dhe ndërtimit të socializmit, zë vendin më të madh në monumentet kombëtare. 
Veprat u krijuan nga skulptorët e shquar: Odise Paskali, Kristaq Rama, Hektor Dule, Muntaz Dhrami, e të tjerë, por ende nuk ka një album “rehabilitimi”, siç është “Realizmi Socialist Shqiptar” për pikturën, projekt i realizuar nga Galeria Kombëtare, kur drejtohej nga piktori i njohur Artan Shabani. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drishti: 25/09/2019 08:17

    Veprat e humbugs jane denoncuar ne vitin 2014 dhe madje ka disa denoncime nga gka Veprat jane vjedhur nga institucionet dhe nga ministrite Jane rreth 8000 vepra te vjedhura per nje total 600 milion euro

    Përgjigju
  • Fredi: 24/09/2019 19:33

    Sa gjynah, krim i madh sepse pavaresisht se trajtojne tema te realizmit socialist keto janë vepra arti. Nje vend qe i kundervihet monumenteve te tij te kultures eshte vend pa vend, ashtu si talebanët qe shkaterruan qytetin antik të Palmirës. Gjynah sepse per 30 vjet neper pushtete hipën fshatarët. 30 vjet fshatarët qeverisin Shqipërinë .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë