Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet

Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

TIRANË- Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në vendimin e publikuar nga qeveria, pronarët e këtyre pasurive të paluatjshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 104 085 941.87 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Procesi i shpronësimit fillon menjëherë pasi vendimi të publikohet në “Fletoren Zyrtare” dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin në mënyrë që të marrin kompensimin që u takon.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shoqërinë “Hekurudha Shqiptare”, sh.a”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë