Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Emiliano Gjika, është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
Në vend të tij, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve është emëruar Ina Zeqaj. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.
Njoftimi i Qeverisë:
Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të kryetarit të agjencisë së trajtimit të koncesioneve
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikave 8/1 e 8/2, shkronja “ç”, të kreut III, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelit të tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



Komente
Komento