Hekurudha Prishtinë – Durrës, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës prezanton projektin dhe jepen detaje

Hekurudha Prishtinë – Durrës, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës prezanton projektin dhe jepen detaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka bërë të ditur sot se janë në përfundim të planit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e cila sipas tij do ta vendosë Kosovën në qendër tranziti rajonal për mallrat.

Në një konferencë për medie, Aliu tha se pas memorandumit të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vizitës në Itali, kjo hekurudhë po e merr rrugën e vet.

“Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbulu. Kemi ndarë 1 milion euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor”, ka thënë ai.

Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova.

“Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhe transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave”, shtoi ministri i Infrastrukturës.

Ai tha se shumë shpejt do të bëhet studimi i fizibilitetit ku del në pah koha, kosto dhe traseja e hekurudhës.

“Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza kur mund të hartojmë planin, i cili përfundon shpejt dhe do të na jep qartë afatet kohore dhe koston për këtë projekt. Pas studimit të fizibilitetit do të jetë e qartë edhe traseja e kësaj hekurudhe. Ne kemi ndarë 1 milion euro për këtë studim”, tha Aliu.

Ndryshe, për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeopolitike, jo vetëm ekonomike.

Kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, “është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike, pasi ndihmon edhe rajonin, fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja