Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike e qarkut Shkodër është shprehur e entuziasmuar në lidhje me projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t'i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.
Postimi i plotë:
Lezhë - Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.
Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës ???????? ???????? do të kalojë nga Shkodra.
Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.
I rane shkurt dhe kesaj rradhe me /gjysem te gatshme/ sic spostuan aeroportin nga Saranda ne Gjirokaster per hir te fushes ekzistuese te aviacionit dhe kesaj rradhe hekurudha per ne Shkoder eshte /gjysem e gatshme/,duhet vetem nje rindertim,apo rinovim,nuk do te fillohet nga 0.Vazhdimi pertej kufirit pastaj eshte /dhimbje koke/ e dikujt tjeter.
PërgjigjuPupulli i nertoje dhe agjentura serbe me disa trathare politikaj shqiptre i shkatrruane, dhe qe ku jena sote pas 34 vitesh te funite ne rajon dhe funite ne BE
PërgjigjuNuk ashte naj gja e re trenin e kena pas edhe fabrikate i kena pas por i shkatrrume
PërgjigjuNuk ashte gja e re,ke te drejt ketu,e re eshte te na thuash kush i ndertoi dhe kush i shkaterroj.