Asetet e hekurudhave shqiptare janë katandisur në 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva.
Një studim i financuar nga BERZH zbardh se me këto mjete, sipas të njëjtave të dhëna transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.
Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregojë nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre.
Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale.
Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.
Linjat hekurudhore ne Shqipëri janë tejet të amortizuara dhe gjendja është e njëjtë edhe për trenat gjë e cila tregon mungese investimi të theksuar në 25 vitet e fundit.
I gjithë rrejti është një pistë e vetme, nuk është i elektrifikuar dhe është i pajisur me kalime nyje nëpër stacione. Aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/orë, me seksione me shpejtësi në km/orë. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së pistës dhe vendkalimeve të paautorizuara në nivel sesa për arsye gjeometrie.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO