Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, kalon huaja 98 milionë euro! 1000 punonjës për ndërtimin e saj

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, kalon huaja 98 milionë euro! 1000 punonjës për ndërtimin e saj

Komisioni i Politikës së Jashtme i dha sot dritën jeshile marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.

Marrëveshja e huasë me BERZH në vlerën e 98 mln eurosh u miratua unanimisht në komision, ndërsa në total parashikohet të kapë vlerën e 373 milionë eurove,

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, deri në vitin 2030.

Zv ministrja e Infrastrukturës deklaroi se për projektin do të angazhohen afro 1000 punonjës për fazën e ndërtimit ndërsa pas përfundimit pritet të ketë një staf prej 100 punonjësish që do të punojnë për operimin dhe menaxhimin e linjës.

Kjo vepër infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoret dhe për qëllime ushtarake, vec transportit të mallrave dhe pasagjerëve.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albfire: 04/06/2024 03:43

    Me keto ritme, andej nga shekulli qe vjen, kur kryeminister te jete sternipi i Zahos, do e kompletojme dhe hekurudhen shqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën