E kush më mirë se aktorja 69- vjeçare Helen Mirren për të qenë imazhi i radhës i kompanisë së njohur të kozmetikëve “L’Oreal”.
Ky lajm është komentuar në të gjithë mediat e huaja pikërisht për faktin se aktorja fituese e çmimit Oscar, Mirren nuk ka bërë asgjë për të mbuluar vitet në portretin e saj, ndryshe nga shumë personazhe të tjera të njohura, të cilat kanë bërë ndërhyrje të ndryshme për të mbuluar shenjat e viteve që kalojnë.
Madje aktorja e talentuar është përpjekur disa herë të presë vetë flokët e saj dhe shkon në parukeri vetëm një herë në vit.
Gjithashtu ajo nuk bën ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë. Me portretin e saj Helen Mirren do të jetë imazhi i kësaj kompanie për linjën e kozmetikëve “Age Perfect”.
Disa nga emrat e tjerë të cilat kanë qenë imazh i kompanisë franceze L’Oreal para saj janë: Blake Lively 27 vjeçe, Lara Stone 30 vjeçe etj.
Megjithatë Mirren nuk është aktorja e vetme në këtë moshë që është bërë imazhi i kompanisë për linjën e kozmetikëve të lëkurave për mosha më të mëdha duke kujtuar këtu emra si Jane Fonda, 76 vjeçe dhe Diane Keaton 68 vjeçe.
Për këtë fushatë aktorja e mirënjohur do të fitojë 9 milion sterlina.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)