7-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u kremtua duke ekspozuar potencialin ushtarak të vendit tonë, ku pjesë e demonstrimit të saj ishin edhe helikopterët e rinj të ushtrisë.
Helikopteri EC 145 i specializuar për operacionet e kërkim-shpëtimit ka qenë në këtë ekspoze përkrah helikopterit "Cougar" dhe mjeteve të tjera ushtarake.
Sot në mesditë, helikopteri ushtarak EC 145, u rrëzua në Liqenin e Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e 2 pilotëve dhe plagosjen e një tjetri.
I njëjti helikopter EC 145 me numër bordi 637 ishte ekspozuar para 3-javësh në 18 Mars në sheshin "Nënë Tereza" me rastin e kalimit të 11 avionëve britanikë përgjatë bulevardit dhe sheshit si pjesë e programit të forcave ajrore britanike.
Në fotot e Shqiptarja.com duket edhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili sot humbi jetën në aksidentin e helikopterit së bashku me kolegun e tij Floran Delia.
(Helikopteri që u rrëzua sot në Shkodër, fotografuar dy ditë më parë në 4 prill gjatë ekspozimit në Sheshin Nënë Tereza për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO)
(Me rreth të kuq togeri Donald Hoxha gjatë ekspozimit të dy helikopterëve për herë të dytë në 4 prill në sheshin Nënë Tereza për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO)
(Helikopteri EC 145 me numer bordi 637 që u rrëzua në Shkodër, fotografuar dy ditë më parë në 4 prill gjatë ekspozimit në Sheshin Nënë Tereza për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO)
(Helikopterët e ekspozuar në 18 Mars në sheshin Nënë Tereza, helikopteri i parë ai që u rrëzua sot në Shkodër)
(Helikopteri që u rrëzua në Liqeni i Shkodrës, togeri me kapele në të djathë të fotos është Donald Hoxha, një nga pilotët që humbi jetën, fotografuar në 18 mars 2016)
(Helikopteri që u rrëzua në Liqeni i Shkodrës me numër bordi 637) FOTO
(Me rreth të kuq viktima Donald Hoxha në 18 Mars gjatë ekspozimit të parë të dy helikopterëve EC 145 dhe Cougar në sheshin Nënë Tereza, helikopteri në background është ai që u rrëzua sot në Liqeni i Shkodrës)
(Helikopteri që u rrëzua sot në Liqeni i Shkodrës me numër bordi 637, foto 18 mars në sheshin Nënë Tereza)
Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
Ekspozimi i parë i helikopterëve në sheshin Nënë Tereza në 18 mars
Ekspozimi i dytë i helikopterëve në shesh, dy ditë më parë në 4 prill
Redaksia Online
(L.Q/A.Ç/Shqiptarja.com)