Pas deklaratës së mjekëve në gjermani se kryeopozitari rus Aleksey Navalnyj është helmuar, Dmitri Peskov-zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin i ka quajtur konkluzionet e tyre të nxituara.
"Ky version ka qënë dyshuar edhe prej mjekëve tanë, të cilët ishin të parët që kryen ekzaminimet për helmim, por lloji i substancës nuk është zbuluar ende," tha zëdhënësi i Putinit, cituar nga agjensia Interfax, i cili gjithashtu shtoi se "Testet mjekësore të mjekëve tanë dhe atyre gjermanë përkojnë, por rezultatet janë të ndryshme".
Peskov u shpreh se “Kremlini nuk mund t'i shoh seriozisht këto pretendime. Ato më shumë duken si fjalë boshe dhe në asnjë mënyrë nuk mund të quhen të sakta” dhe që "Nëse vërtetohet se Navalny është helmuar me ndonjë substancë të veçantë, kjo do të jetë çështje hetimi".
"Kundërshtari rus është helmuar, gjendja e tij mbetet serioze, por ai nuk është në rrezik për jetën" – Ishte kjo deklarata e mjekëve të spitalit Charité në Berlin, ku kryeopozitari rus u transferua për kurim.
Substanca toksike me të cilën që 44-vjeçari mund të jetë helmuar, akoma e panjohur, por, sipas raportimeve nga spitali, në trupin e tij janë gjetur gjurmë të frenuesit të kolinesterazës, të cilat gjenden në ilaçe të ndryshme, por edhe në pesticide dhe agjentë të tjerë që veprojnë në sistemin nervor.
"Pacienti është në kujdes intensiv dhe mbetet në gjendje kome farmakologjike. Megjithëse gjendja e tij është e rëndë kjo jo detyrimisht i kërcënon atij jetën”, - thuhet në një deklaratë të mjekëve të spitalit
Navalny aktualisht është duke u trajtuar me antidot, por prognoza e tij mbetet e paqartë dhe mjekët nuk kanë përjashtuar pasoja afatgjata në shëndetin e tij.
Në lidhje me çshtjen reagoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila u kërkoi autoriteteve ruse që të zhvillojnë një hetim të plotë për helmimin e disidentit dhe t'i çojnë ata që janë përgjegjës para drejtësisë.