Helmimi i numëruesve në Kosovë, mjekët: Gjendja stabël, presim diagnozën! Serbia: Është kurth!
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç
PRISHTINE-11 nga 26 numërues të fletëve të votimit që u helmuan dje në Kosovë vijojnë që të mbeten në spital, ndërsa gjendja e tyre sipas mjekëve është stabël. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se numëruesit kishin probleme me frymëmarrje, mundim, të vjella dhe skuqje të lëkurës.
“Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre nëntë femra, dhe dy meshkuj. Gjendja shëndetësore e pacientëve pas ekzaminimeve që janë bërë sot është stabile. Të gjithë pacientët e kanë kujdesin e duhur profesional shëndetësor prej ekipit të klinikes. Për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave që janë marrë.
Disa prej tyre kanë pas mundim, dy prej tyre vjellje, disa kanë pasur ndryshime në lëkur, në formë të skuqjes dhe kruajtjes. Disa prej tyre në formë të ndonjë deramadidi. Disa kanë thënë që kanë pasur probleme me frymëmarrjes, të dhëna tjera nuk ka për momentin nuk mundemi me dhënë asnjë diagnozë sa i përket këtyre pacientëve pa ardhur rezultatet laboratorike.
Rezultatet sipas të dhënave që i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet së paku 48 orë me pritë. Pacientët gjithsesi që duhet të qëndrojnë në klinikë duhet të observohen dhe në momentin që ne e vlerësojmë se gjendja e tyre është më e mirë do t’i lejojmë të shkojnë në shtëpi” tha ajo.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç duke e cilësuar helmimin e numëruesve si një kurth. "E gjithë kjo po bëhet për të akuzuar edhe një herë në mënyrë të gabuar serbët dhe t’i ekspozojë ata në urrejtje. Po përgatitet manipulimi i votave të qytetarëve serbë, për t’u hapur rrugë njerëzve të Albin Kurtit në parlament" tha ajo. Ditën e djeshme gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së në momentin që hapën zarfet me votat u helmuan.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.4%
-
Të vogla
66.1%
-
Nuk e di
17.6%
Vota total: 165
Lajme të tjera
-
Vuçiq 'shkarkon' kryeministren serbe Ana Bërnabiç, i propozon një tjetër post: Ana ka qenë surprizë për mua
6 Mars, 21:17
-
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në KS, Osmani: Beogradi kërkon luftë, donte destabilizimin e rajonit! Bërnabiç: S’jemi përfshirë në sulmin e Banjskës
24 Tetor 2023, 08:25
-
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë
16 Tetor 2023, 22:09
-
“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, deputeti Kamberi zbulon mesazhin tronditës që Brnabiç u dha shqiptarëve të Luginës së Preshevës
30 Gusht 2023, 13:59
-
Bërnabiç e vlerëson si mbështetje për Kurtin letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë
8 Gusht 2023, 16:14
-
BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
4 Korrik 2023, 18:56
-
Bërnabiç: Jam e gatshme të jap dorëheqjen! Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, zgjidhje për krizën në vend
7 Qershor 2023, 20:40
-
Kryeministrja serbe: Besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i Asociacionit
28 Shkurt 2023, 14:06
-
Eksperti amerikan: Barrikadat ne veri të Kosovës hiqen që të mund të vendosen lehtësisht
30 Dhjetor 2022, 17:40
-
Tensionet në veri të Kosovës, diplomati gjerman drejtuar kryeministres serbe: Jo nxitje të dhunës dhe trazirave publike
25 Dhjetor 2022, 14:54
-
Kryeministrja serbe: Kurti po na çon prag të konfliktit, do të kërkojmë rikthimin e trupave tona në Kosovë
9 Dhjetor 2022, 17:16
-
Ambasadori gjerman në Kosovë kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 dhjetorit
9 Dhjetor 2022, 10:48