Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta. Naun Sinani, Specialist i ISHP në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se grupet më të rrezikuara janë moshat mbi 65-vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna dhe punonjësit që punojnë në ambiente të hapura.
Nauni thekson se simptomat e para nga goditja e të nxehtit janë skuqja e lëkurës apo rrahje të shpejta të zemrës.
“Grupet më të rrezikuara janë moshat mbi 65-vjeç, të sëmurët kronikë, fëmijët deri në 6-të vjeç, gratë shtatzëna dhe punonjësit që punojnë në ambient të hapur.
Simptomat e goditjes nga i nxehti janë: skuqja e lëkurës, etje të shtuar, rrahje të shpejta zemrës, frymëmarrje e shpejtë. Në këto raste personi duhet të shkojë menjëherë në urgjencë”, tha Sinani.
Ai theksoi se në këto kushte veçanërisht te personat e sëmurë kronikë, shtohet mundësia për infarkt.
"Mundësia e goditjes nga infarkti është e madhe veçanërisht te të sëmurët kronikë. Ndaj këshillohet dalja në orët e pikut 11:00 -18:00, reduktim i aktivitetit fizik, qëndrimi në vende të freskëta. Të rrituriit duhet të konsumojnë 2 litra ujë në ditë. Për fëmijët nuk rekomandohet uji i ftohtë”, tha ai.
Po ashtu Sinani nënvizoi se tek ata që vuajnë nga problemet kardivaskulare kanë një rrisk të shtuar për trompozë teksa ata që kanë probleme me mushkritë, mund t’i rëndohet astma.
Sa i përket ushqimeve, dhe duke iu referuar rastit të helmimit të 60 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Sinani tha se ushqimet duhet të ruhen në vende të freskëta veçanërisht në këtë periudhë.
“Gjatë verërs rreziku nga helmimet rritet, ndaj këshillohet që ushqimet të mbahen të freskëta, nuk mund të mbahen në temperaturat e dhomës më shumë se një orë. Ushqimet e papërunuara, mishi, produktet e detit duhet të jenë të ndara nga ushqimet e tjera, për të parandaluar përhapjen e baktereve.
Higjena është shumë e rëndësishme, veçanërisht larja e duarve, pastrimi i mirë i enëve me ujë të rrjedhshëm. Sa ai përket ushqimeve të paketuara nuk rekomandohet ringrohja e tyre, duhet të kemi një kujdes të jashtëzakonshëm. Çdo ushqim i mbetur që ka qëndruar jashtë duhet të hidhet. Nuk mund ta kuptojmë se ushqimi mund të konsumohet vetëm nga nuhatja”, tha ai.
Komente






