11 persona janë helmuar në një “Fast-Food” në ish Bllok. Të gjithë qytetarët kanë shkuar në spital infektim në QSUT, me të vjella dhe temperaturë. Nga vizitat që kanë kryer mjekët ka rezultuar se ata ishin helmuar.
Mjekët i pyetën personat e helmuar dhe të 11-të, thanë se kishin ngrënë sufllaqe me mish në një fast-food në ish bllok. Pacientët janë mbajtur për rreth 3 orë në ambjentet e QSUT-së dhe më pas janë larguar. Mjeku Pëllumb Pipero konfirmoi për Report TV se qytetarët e helmuar kanë shkuar në spital mbrëmjen e së enjtes dhe më pas janë larguar pasi kanë marrë trajtim nga mjekët.
Report TV pyeti edhe pranë Policisë dhe tha se nuk ka asnjë denoncim për këtë rast. Por në lidhje me helmimin pirtet që të merren mostrat nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Tiranës, për të parë se çfarë ka ndodhur që janë helmuar klientët. Shkak dyshohet se mund të jenë ushqimet e pasigurta. Deri më tani as Autoriteti Kombëtar i Ushqimit as Shëndeti Publik, nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse ndaj këtij Fast-Food janë marra masa ose jo.