Helmohen 30 persona në Bulqizë, dyshohet nga uji i pijshëm

BULQIZE-30 persona janë helmuar ditën e sotme. Të rritur dhe fëmijë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata shprehen se kanë dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella u shpreh për Report Tv se numri i personave të helmuar mund të rritet. "30 pacientë të rritur dhe fëmijë janë paraqitur me të vjella, simptoma helmimi. Shkaku nuk dihet ende, po marrin mjekimin. Simptomat nuk janë shumë të rëndë, por nuk dihet si mund të vijojë më tej gjendja. Mund të vijnë edhe persona të tjerë. Nuk është se ka ndodhur në një dasmë, apo diku tjetër, pra kanë ardhur të gjithë në vete personat e helmuar" tha ai.

Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave. Në pritje të përgjigjes zyrtare mbi shkakun numri i personave që po shtrohen në spital vijon që të rritet. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës dhe jo nga periferia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 05/05/2019 03:29

    iher femijet pastaj keta??? ka naj dore magjike si PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Fredi: 04/05/2019 20:05

    U ankuan bulqiziotët per qentë e rrugëve nderkohe bilanci i viktimave në Bulqize nga vrasjet me njeri-tjetrin , semundjet qe i shtjene njeri-tjetrit dhe aksidentet, janë e keqja e tyre. E keqja e tyre eshte vetvetja dhe jo qentë “endacakë”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave