Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona

TIRANË- Dy vëllezër në Tiranë me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës i kanë marrë pronën, hotelin 4 katësh, nënës së tyre. Bëhet fjalë për një godinë 4 katëshe dhe 1 nën tokë në qendër të kryeqytetit, pranë Gjykatës së Lartë, mirëpo planin e mirë menduar, ua ka shkatërruar vetë mamaja e tyre, duke nxjerrë në pah edhe skandalin në Kadastrën e Tiranës. Në përfundim të hetimeve, 2 vëllezërve iu caktua masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, teksa u pezulluan nga detyra 7 punonjës të Kadastrës (Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi
Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka)

Skema si u tjetërsua prona
Nëna thotë se dokumentet e pronësisë mbi origjinalin janë zhdukur në hipotekën e Tiranës nga djemtë e saj. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Në 1999 në përfundim të procesit gjyqësor, pas ndarjes së pasurisë i ka kaluar hoteli ‘Europa’. Nga viti 2005-2011 e ka dhënë me qira pasi djemtë i kishte të vegjël, pas përfundimit të kontratës së qira dhënies në 2010 e ka marrë hotelin në administrim deri në 2013. Pasi ka dalë në pension, ia ka kaluar në emër të djalit Endri Turtulli, i cili në atë kohë ishte pa punë. Gjatë kësaj kohe, Endri Turtulli ka punuar te Hotel Europa deri në 6 shtator 2020, kohë në të cilën ajo së bashku me djemtë Elvis dhe Endri Turtulli vendosën që ta shisnin te shoku i djemve, Gert Valia.

Nga shuma e shitjes, ajo me djemtë e saj ranë dakord që të merrnin 1/3 pjesë secili, ndërsa Gert Valia dhe djali i vogël Endri, i kanë kërkuar që pas restaurimit të hotelit që do të zgjaste 1 vit, do t’i kthenin shumën 350 mijë euro, që do ia jepnin me këste. Ajo sqaron se nga djemtë e saj nuk ka marrë çdo muaj shumë 500 euro, parë të cilat do t’i mundësonin pagimin e qirasë së shtëpisë. Ajo thotë se prej kohësh ua kërkon djemve detyrimin që ikanë, por jo vetëm që nuk I përgjigjen me kthimin e shumës, por as nuk I përgjigjen në telefon. Sipas saj, 2 djemtë jo vetëm që kanë falsifikuar dokumentet për tjetërsim prone, por edhe e mashtrojnë duke mos i dhënë detyrimin që i takon.  

Zbulohet skandali në Kadastër
Konflikti në familje për pronësinë e hotelit 4 katësh në qendër të Tiranës ka faktuar dhe zbuluar skandalin në hipotekë më grisjen e regjistrave të pronës. Abuzimet në Kadastër po denoncohen edhe nga vetë kreu i saj Artan Lame, i cili ka nisur hartimin e një raporti për Kadastrat e çdo qyteti për të denoncuar shkeljet në 30 vite. Deri më tani, Lame ka denoncuar abuzimet në Kadastrën e Tiranës dhe atë të Durrësit, që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë.

Punonjësit e pezulluar
Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
FOTO ky është hoteli në ‘Myslym Shyri’ që u tjetërsua nga 2 vëllezërit, u kallëzuan nga nëna

1656499038_2M2A5875scaled.jpg

Report Tv mëson se hoteli i cili është tjetërsuar nga vëllezërit Turtulli është hotel ‘Europa’.

Ora 12:13
Detaje/ Tjetërsuan godinën në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, gjithçka u 'kurdis' nga 2 vëllezërit! Kallëzimi nga mamaja

1656497667_prokuroriatirane.jpg

Detaje të reja nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës për shpërdorim detyre. Kallëzimi nga nëna, vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre. Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998. 

“Procesi i deklarimit fillon me deklarimin e djemve të saj, Elvis dhe Endri Turturlli në zyrën e ALUIZNI-t. Ky objekt është pa leje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë I pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish bashkëshortit Beqir Turtulli. Dy djemtë e saj kanë deklaruar që është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç”, thuhet në dosje.

Ora 12:03
Dalin emrat/ Ja kush janë zyrtarët e Kadastrës të pezulluar nga detyra

Report Tv siguron emrat e zyrtyarevë të Kadastrës që janë pezulluar. 

Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka
...
Elvis Turtulli
Endri Turtulli

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veri: 29/06/2022 15:43

    jam komshi me hotelin dhe besoj qe "nderin" me te madh (kundrejt pareve kesh) ketyre ja u beri erion veliaj qe i hoqi gjithe barrierat muret shkurret dhe i nxorri drejte ne myslym shyr pa barriera. ku bie era krim, ku ka korrupsion dhe prona eshte patjeter ortak dhe lali plehu.

    Përgjigju
    • art: 29/06/2022 17:52

      Sepse mendohet qe hoteli ka kaluar ne pronesi te kusherinjve te Veliaj...pra hoteli nuk eshte me ne pronesi te vellezerve por e ka marre dikush i fuqishem.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 29/06/2022 12:21

    Artan Lame, mban ne pune ne hipoteken e Tiranes, kunatin e Gilmando Danit, anetar i bandes se Shullazit qe shantazhonin hipoteken e Durresit per hotelin Vollga. Jane denuar me burg per shantazhin ndaj profesor Konit, ish rektorit te Tiranes. Pse e mban ne pune do pyesni jy ? Po sepse ashtu eshte nje pune ... Kam pershtypje qe ato punet qe po bejne me hipoteken e Durresit , qe po e menaxhojne nga Tirana, mund te jete edhe kunati i Mandit.

    Përgjigju
    • Tirona: 29/06/2022 16:18

      Ça ke dhondri Besnikut. Pse fol nëpër tym kot. Nuk lejohet kunati me punu? Te ngjarja Konit ke qen gjo prezent ti mjeshtër që flet?? Leni njerzit në hallin e vet mos përmendni robt ven e pa ven

    • Andi: 29/06/2022 13:41

      Si e ka emrin kunati mandit ? Mandi ka dhe nje vella me te madh qe i kryen gjith punet e tij e besoj del shum shpejt edhe mandi

  • Pronesi me drejtesi: 29/06/2022 11:59

    Kjo eshte vetem maja e ajsbergut

    Përgjigju
  • Maks: 29/06/2022 11:43

    Pas cdo zyrtari te kadastres ndodhet nje politikan i fuqishem nxirrini emrat e te gjitheve ose ju beni propogand gjasme se luftoni korrupsuonin

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/06/2022 11:27

    Pushtet paqavër, i pist e kriminel ,…!!!

    Përgjigju
  • Arseni: 29/06/2022 11:00

    Lexova shkrimin tuaj, ku ju jepni informcion per masat qe Gjykata Shqiptare ka aprovuar masat per gjykim te kombinimit te germave te alfabetit qe per ju jane punonjes te shtetit. Nuk kuptoj pse nuk keni informacion per aktin konkret qe eshte kryer ! A egziston vertet nje object Hotel te cilin ju nuk e identifikoni ? Mos ndodh si me ata gjykates dhe prokuror qe behen objekt atentatesh dhe ceshtja qe ju nuk e tregoni sherben per te trembur popullin qe te mari rruget e emigrimit., Me 36 germat e alfabetit ne nje shkrim mund te krijohen shume kombinime dhe te sajohen ceshtje misterioze qe trembin shqiptaret, por dhe se shpejti do ti trembin dhe sirianet, afganet dhe bangladeshasit qe gradualisht po bashkejetojne ne token e frikshme Shqiptare

    Përgjigju
  • minushe: 29/06/2022 10:59

    pse nuk jepen emrat e zyrtareve te kadastres! se per nje person te thjeshte menjehere jepen detaje...edhe ne media i ruajme keta plehrat qe kane abuzuar me tokat e shqiptareve

    Përgjigju
  • tani: 29/06/2022 10:54

    Jo Vetem pezullim,,por edhe ceshtje penale....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës