Helmohet Grezda, lojtari: Jam
mirë, do luaj kundër Maqedonisë

Helmohet Grezda, lojtari: Jam<br />mirë, do luaj kundër Maqedonisë
Mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda ka pasur probleme me shëndetësore gjatë grumbullimit me kombëtaren në Strumicë të Maqedonisë, në pritje të sfidës me vendasit

Gjatë qëndrimit në Hotel, mesfushori ka pasur probleme shëndetësore të shkaktuara nga helmimi me ushqimin.

Ndonëse fillimisht u tha se Grezda nuk kishte asnjë shans të luante, është vetë lojtari i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se do jetë i gatshëm kundër Maqedonisë. 

"Asgje per tu shqetesuar rreth gjendjes time shendetsore. Jam plotesisht i gatshem per te luajtur kunder Maqedonise. Krenar per kete fanelle", shkruan Grezda. 
grezda
(Postimi i Grezdës në Facebook)

Eros Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejnin lajmi i mirë për kuqezinjtë është se ai do të jetë i gatshëm për sfidën me Maqedoninë. 

Ndërkohë në pritje të formacionit zyrtare, mendohet se Panucci do të bëjë 2 ndryshime në formacion këtë mbrëmje teksa në fushë do të zbresë kjo 11-she:

Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Llullaku/Grezda, Roshi e Sadiku./Supersport/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani