Helmuan lumin Mat me 5.7 ton
helme kimike, asnjë ditë burg

TIRANE- Një sasi prej 5.7 ton helm e hedhur në plot 48 fuçi është bërë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Kurbinit, duke shënuar precedentin e parë të hetimit për rastet e “Ndotjes së Ujërave” me lëndë helmuese kimikate.

Bëhet fjalë për një rast në fshatin Gurrës të komunës Fushë-Kuqe, që nëse do të ishte nënglizhuar nga policia dhe ushtria do të kishte sjellë pasoja të parikuperueshme në rrjedhën e lumit Mat, si dhe në banorët e zonës për rreth.

Rasti i 21 nëntorit 2012 ku në bregun e lumit Mat janë gjetur fuçi me lëndë toksike, është hetuar nga prokurori Elvin Gogaj dhe Shahin Pasha, të cilët kanë arritur të zbulojnë të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje si dhe dy personat që kanë hedhur dhe më pas kanë tentuar ta mbulojnë me eskavator lëndën kimike. Gjatë hetimeve, prokuroria ka zbuluar se lënda kimike është marrë nga të pandehurit në uzinën e Rubikut por për shkak të erës së rëndë, ata kanë vendosur ta hedhin në bregun e lumit Mat.

Ndërkohë që për të mbuluar krimin kishin folur disa ditë më parë me shtetasin Renato Meta, që punon si eksavatorist që të shkonte të groposte fuçitë me lëndë helmuese.

Zbulimi i rastit
Ka qënë Renato Meta, djali i një efektivi policie që ka denoncuar rastin e hedhjes së fuçive me helm. Meta, ditën e ngjarjes punonte me eskavator në shtratin e lumit Mat, kur pranë tij është paraqitur shtetasi Dritan Lami, duke i kërkuar që me mjetin e tij të shkonte dhe të groposte disa fuçi me lëndë kimike. Kërkesës së Lamit, i ka dhënë “ok” Renato Meta, mirëpo kur ky i fundit ka shkuar me eskavatorin e tij afër vendit ku ishin hedhur fuçitë, ai nuk ka mundur të hedhë asnjë kovë me zhavor mbi to.

Kjo për shkak se e gjithë zona qelbej erë të rëndë dhe nëse afrohej shumë apo të rije gjatë, lënda kimike e hedhur në breg të lumit sillte probleme me frymarjen dhe shikimin. Nisur nga këto kushte Renato Meta, ka telefonuar shtetasin Kolec Meta, babain e tij që punon si polic pranë komunës Fushë-Kuqe. Kolec Meta më pas ka njoftuar komisariatin e policisë Kurbin, gjë që ka shërbyer si sinjal për marrjes e masave të menjëhershme, duke sjellë dhe shmangin e katastrofës ekologjike.

Neni 203, çfarë parashikon ligji
Ndotja e ujërave të deteve, lumenjve, liqeneve apo burimeve të rrjetit grumbullues e shpërndarës të ujrave me lëndë toksike, radioactive apo substanca të tjera, që prishin ekuilibrin ekologjik, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Si duhet të ruhet lënda kimike
Ky material duhet të ruhen në një zonë të thatë të ftohtë ventiluar mirë. Ajo duhet të mbrohet nga ngrohja, uji ose lagështia. Ajo është një kolektor efektive dhe fuqishëm për trajtimin siture sulfide metalik xeherore. Ajo mund të përdoret gjithashtu industrinë e gomës dhe një precipitues në industrinë metalurgjike. Mos të shkaktojë shkëndija gjatë hapjes së pakos origjinal. Pluhuri irriton sytë,hundë fyt dhe mushkëritë.

Lirimi nga gjykata Akuza apeloi vendimin për autorët
Masa shumë e vogël e dënimit të dhënë nga gjykata e Kurbinit për dy autorët e këtij krimi, ka detyruar drejtuesit e prokurorisë që të apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Për të dy të pandehurit, Gentjan Zenuni dhe Dritan Lami prokuroria ka kërkuar masën e dënimit me 3 vite burg, masë kjo e kërkuar duke pasur parasysh dhe pendesën, e gjykimin e shkurtuar që dy të pandehurit kërkuan në sallën e gjyqit.

Mirëpo kjo masë dënimi është përgjysmuar nga gjykata, e cila ka vendosur dënimin me 1.6 vite burg për dy të akzuuar. Pas këtij dënimi, një tjetër pikë është shtuar në vendimin e gjykatës, që nxirte të akuzuarit në shërbim prove për rreth 1 vit e gjysëm. Me këtë vendim nuk është pajtuar prokuroria e Kurbinit e cila ka apeluar rastin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Vendimi për apelimin është marrë në 27 qershor të këtij viti dhe se për momentin çështja është në pritje për tu gjykuar. Në vendimin e ankimimit të prokurorisë, shtrohen dhe provat që duhet të ketë parasysh gjykata. Sipas akuzës, provat që vërtetësojnë dënimin e dy të pandehurve janë procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 22 nëntor 2012, shoqëruar dhe me skicën dhe tabelën fotografike. Prova tjetër që duhet të merret parasysh është proceverbali i sekuestrimit të 48 fuçive, akti i ekspertimit toksikologjik-ligjor me nr.260 i muajit Shkurt 2013.

Ndërkohë që prova të tjera sipas prokurorisë konsiderohen dhe deklarimet e shtetasve Gjergj Leti, Uke Dedaj, Emilton Lami dhe dëshmia e eskavatoristit Renato Meta. Sipas prokurorisë, dy të pandehurit Gentjan Zenuni dhe Dritan Lami, kanë cënuar marrëdhëniet juridie të vendosura për të siguruar ujërat e deteve, liqeneve, lumenjve apo rrjetit grumbullues e shpërndarës të ujrave nga ndotja me lëndë toksike, radioactive apo substancave të tjera që prishin ekulibrin ekologjik, të mbrojtur nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.

faksimile, helmet

faksimile
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë