HELSINKI, 7 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ardhshëm finlandez, Juha Sipila njoftoi sot se kishte zgjedhur të formonte qeverinë e tij me dy partitë e djathta, Finlandezët e Vërtetë(euroskeptikët) dhe konservatorët.
Për të siguruar një maxhorancë, Sipila, i cili fitoi zgjedhjet legjislative të 19 prillit me premtimin se do të rimëkëmbte ekonominë në krizë, u bashkua me partitë të pozicionuara në vendin e dytë dhe të tretë gjatë këtyre zgjedhjeve.
"Të gjesh zgjidhje nuk ishte e lehtë", theksoi ai për shtypin, pas disa javëve spekulimesh mbi hezitimet mes social-demokratëve dhe konservatorëve si një partner të dytë.
Për partinë "Finlandezët e Vërtetë", që u krijua fillimisht në bazë të kundërshtimit të saj për imigracionin para se të rifokusohej në programin e saj mbi euroskepticizmin, është pjesëmarrja e parë në një qeveri.
Tre partitë të vendosura për të ushtruar pushtetin kontrollojnë së bashku 124 nga 200 vende në Parlament. Ata duhet të negociojnë platformën e tyre qeveritare, me objektivin e përbashkët për t'i dhënë një nxitje rritjes ekonomike nëpërmjet masave të thjeshtësuara administrative./
/ec/