Nëse sot në qiellin e Tiranës keni vështruar një “yll” shumë pranë hënës, keni parë fenomenin e njohur si “bashkim” ose “afrim” midis dy objekteve astronomike të para nga Toka. Pas mesnatës në kryeqytet mund të shihej Jupiteri teksa afrohej me Hënën.
Fenomeni i “bashkimit” të Hënës me Jupiterin është një ngjarje që mund të përsëritet disa hërë gjatë një viti por ka dhe raste kur këto fenomene ndodhin rrallë me disa planete, siç është afrimi i Jupiterit dhe Afërditës.
Fenomeni i sotëm midis Jupiterit dhe Hënës është i pari që ndodh për 2016 dhe arriti pikën kulmore rreth orës 01:25 të 28 janarit. Ndonëse qielli i kryeqytetit ishte i mbuluar totalisht nga retë, fenomeni mund të shihej vetëm për pak momente.
‘Afrimi’ mes Jupiterit dhe Hënës do të përsëristet sërish në 24 shkurt të këtij viti ndërsa në datën 1 shkurt Hëna do të “bashkohet” me planetin Mars.

("Bashkimi" i Hënës me Jupiterin, foto Shqiptarja.com sot 28 janar 2016, 01:00)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com