Hepatiti akut, një foshnje 13-muajshe është viktima e parë

Hepatiti akut, një foshnje 13-muajshe është viktima e parë

Foto ilustruese

Një foshnjë 13-muajshe është viktima e parë e hepatiti akut në Greqi. Pas disa javësh rastesh të njëpasnjëshme, pasditen e sotme në një klinike private në Greqi u regjistrua viktima e parë, i cili fatkeqësisht iu dorëzua virusit pas 2 ditësh temperaturë dhe gjendje shoku.

Nga analizat e bëra u konstatua insuficiencë hepatike dhe edemë cerebrale dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësia nuk u shmang. Pas njoftimit të rritjes së rasteve me hepatit akut në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar 920 raste të ngjashme në 33 vende të botës .

Nga rastet e mundshme të raportuara në mbarë botën, 45 (5%) kërkuan transplantim të mëlçisë.  Vihet re se javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të incidenteve në nivel ndërkombëtar. Deri më sot, në Greqi janë raportuar 11 raste. Këto raste nuk kërkonin trajtim të posaçëm, nuk kishin komplikime dhe mbeten në gjendje të shkëlqyer.

Pas njoftimit të rasteve nga Britania e Madhe, raste të ngjashme janë raportuar në 16 vende evropiane si dhe në SHBA, Kanada, Japoni, Izrael, Singapor.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!