Kryetari i Partisë Demokratike duket se do të ndryshojë strategji për të vijuar aksionin politik të opozitës.
I ndodhur përballë presionit të jashtëzakonshëm nga baza demokrate, përsa kohë ngujimi në çadrën përpara Kryeministrisë me kushtin e qeverisë teknike s'po sjell asnjë rezultat dhe i injofuar nga faktori ndërkombëtar, kreu i opozitës nuk di si të dalë nga kjo marrëzi.
Prandaj, Basha e ka parë të udhës të lëshojë kërkesën për dorëheqjen e kabinetit "Rama", duke hedhur në skenën e politikës tezën e shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare.
Këtë e ka pohuar vetë Basha mbrëmjen e kësaj të enjte kur u shpreh se zgjedhjet e 18 qershorit duhet të shtyhen. Argumentet për kryetarin demokrat janë të njëjtat si ato me kushtin e qeverisë teknike, asgjësimi i reformës zgjedhore, kultivimi i drogës, krimi në pushtet etj.
“Prandaj nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve.
Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha këtë të enjte.
Kuptohet qartë se protesta maratonë në Bulevard për 27 ditë me radhë, siç edhe pritej, nuk dha asnjë rezultat. Por ajo që e bën qesharake lidershipin demokrat është artikulimi i tezës së shtyrjes së zgjedhjeve me argumentin se Kodi Zgjedhor nuk i garanton ato, në një kohë kur e gjithë koha për amendimin e ligjit elektoral u kalua në çadrën poshtë zyrës së Ramës.
Alibi të kësaj natyre, thjesht e vetëm nga frika e dështimit më 18 qershor apo dhe nga një ndëshkim i mundshëm i përfaqësuesve të lartë të opozitës prej Vettingut (nga ish- kryeministri te ish-ministrat), rrezikojnë ta degdisin PD në forcë të tretë politike për legjislaturën e ardhshme parlamentare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com