Një grua ka denoncuar ‘të dashurin’ e saj prej dy vitesh në polici, pasi kuptoi që Ai ishte në fakt një shoqja e saj.

Denoncuesja mendonte se po bënte seks me një djalë të quajtur Kye Fortune.

‘Ky i fundit’ e detyronte të mbulonte sytë gjatë seksit, sepse ‘po kurohej nga një tumor në tru dhe nuk donte që e dashura t’i shihte shenjat e sëmundjes në trup’. Me kalimin e kohës ‘viktima’ kuptoi se ai që shtirej si i dashuri i saj, ishte në fakt një shoqe, Gayle Newland 25-vjec, që gjatë aktit përdorte lodra seksi.

Denoncuesja e njohu ‘Kye’ online dhe u lidhën shumë bashkë. ‘Kye’ i thoshte se e vlerësonte shumë dhe ajo e kishte ndihmuar të merrte veten nga sëmundja, i premtoi që do martoheshin dhe do bënin fëmijë bashkë.

Me kalimin e kohës, dyshja vendosi të takoheshin në një hotel, ku kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë. Denoncuesja për asnjë moment nuk dyshonte asgjë. Ata kryen marrëdhënie edhe 4 herë të tjera, derisa herën e fundit, vajza vendosi të heqë fashën e syve gjatë aktit, pasi vuri re dicka të çuditshme në pjesën e prapme të kokës së ‘Kye’.

Në moment njohu shoqen e saj Gayle, e cila nxitoi të thoshte “Nuk është ashtu sic duket”.

Cështja e hapur kundër Gayle Newland vazhdon.
 gayle
(Ne foto Gayle Newland)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)