Juventusi duket se ka marrë një "asist" në çështjen e tyre për t'iu rikthyer 15 pikët e hequra për shkak të "plusvalncave" dhe problemeve tatimore me financat e cilësuar si çështja "Prisma".' Calcio & Finanza' në Itali bën me dije se kryeprokurori publik i Torinos, Ciro Santoriello ka hequr dorë nga mbështetja e akuzave dhe do abstenojë në Apelin e datës 27 mars.
Santoriello ishte ai që ngriti akuzat për "Zonjën e Vjetër" dhe në bazë të tyre Juventusi u dënua nga Federata me -15 pikë këtë sezon në Serie A. Largimi i Prokurorit të Torinos nga çështja, vjen në një kohë kur kundër tij janë disa video të viteve të shkuara, teksa ai pranon se është një 'anti-juventin'.
Në Apelin e planifikuar për në 27 mars, do të jenë vetëm prokurorët Mario Bendoni dhe Marco Gianoglio për të mbështetur akuzën.