Heqja e akcizës për pijet energjike
deputetët e PS kundër Ministrisë

Heqja e akcizës për pijet energjike<br />deputetët e PS kundër Ministrisë
TIRANE - Në Komisionin e Integrimit projektligji që parashikon heqjen e akcizës për prodhuesit e pijeve energjike ka sjellë debat.
 
Taulant Balla, nënkryetar i këtij komisioni ka thënë se lobingu i pronarëve të pijeve energjike ka bërë që të bëhet ky projektligj, që sipas tij është i paarsyeshëm.
 
“Unë mbështes vendosjen e akcizës sepse është pije luksi. Lobingu i pronarëve të pijeve energjike e gjej të paarsyeshme, sepse ne e vumë para një viti. Ndërkohë unë mendoj t’i hiqet akciza për kafen, që konsumohet nga mosha të ndryshme”, deklaroi Balla.
 
Edhe deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka kundërshtuar këtë projektligj. Sipas saj argumentet për heqjen e akcizës së  pijeve energjike nuk janë shumë bindëse.

Por zëvendës ministri i ekonomisë Ervin Mete tha se projektligji për akcizën ndaj pijeve energjike është duke u diskutuar ende në Komisionin e  Ekonomisë.
 
“Në logjikë ajo që taksohet që japin impulsion në ekonomi janë kafja dhe aksidenti. Nëse taksojmë këtë duhet të taksojmë edhe pije të tjera freskuese që kanë të njëjtën apo më shumë përmbajtje sheqeri. Debate për këtë po bëhet në Komisionin e Ekonomisë”, deklaroi Mete.

Nga ky lëshim sipas përllogaritjeve  shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve. 

 
Mbledhja e grupit, deputetët kundër Canit
Deputetët socialistë kanë dalë kundër ministrit, Shkëlqim Cani sa i përket projekt- ligjit për heqjen e akcizës për prodhuesit e pijeve energjike. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, burime të A1 Report kanë thënë se deputetët socialist kanë  kundërshtuar këtë rojekt- ligjit.
 
Ajo që nuk thonë përfaqësuesit e qeverisë, është fakti se, ndonëse në tregun e pijeve energjike ka shumë prodhues dhe importues, është vetëm një importues ai, që zotëron shumicën dërrmuese të tregut. Relacioni i qeverisë për Kuvendin nuk e përmend një gjë të tillë.

Dhe as faktin që fjala është për një biznes, që ka financuar gjerësisht PD-në edhe në fushatën e fundit elektrorale. Ndërkohë, qeveria rezulton se do të mbledhë rreth 282 milionë lekë akcizë nga pijet energjike këtë vit, të cilat nuk do t’i ketë më vitin e ardhshëm.

Projektbuxheti 2015
Ditën e hënë Parlamenti do të zhvillojë një seancë të posaçme për të diskutuar rreth projektbuxhetit të vitit 2015. Sa i përket diskutimeve që do mbahen për buxhetin e vitit të ardhshëm në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është garantuar se çdo shqetësim i opozitës do të pasqyrohet dhe do të merret në konsideratë nga mazhoranca. Ishte vetë kreu i këtij grupi, Gramoz Ruçi që e nënvizoi këtë fakt, duke u shprehur se buxheti i vitit 2015 do të diskutohet njësoj sikur opozita të jetë në Parlament.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS