Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia në Bruksel për negociatat! Kryenegociatorët takim trepalësh me Lajçak
Besnik Bislimi takim me Lajçak
BRUKSEL- Kosova dhe Serbia janë ulur sërish në tavolinën e negociatave në Bruksel. Fillimisht, ndërmjetësuesi evropian i procesit, Mirosllav Lajçak, priti kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë do të takojë edhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan edhe takim të përbashkët, me ndërmjetësimin e Lajçak.
Temë diskutimi është Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb, që ka sjell mjaft tensione mes dy vendeve. Ndërkohë, po ashtu do të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, e cila tashmë ka bërë një vit nga nënshkrimi, por palët ende nuk kanë nisur zbatimin e saj.
Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve. Presidentja Vjosa Osmani tha se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë arritur progres shumë të kufizuar.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës ndaloi përdorimin e dinarit serb.
Blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17 vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57