Heqja e dinarit serb, Lajçak takon delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel!

Heqja e dinarit serb, Lajçak takon delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel!

Foto ilustruese

Në Bruksel u mbajtën sot takimet me Kosovës dhe Serbisë sa i takon çështjes së dinarit serb. Ndërmjetësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak zhvilloi takim të ndara me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak fillimisht u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviç. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Kosova ka refuzuar që në këtë takim të dërgojë përfaqësues politikë sepse thotë se çështja e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nuk është temë dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja.

Pritet të shihet nëse do të ketë një ballafaqim të dy delegacioneve me praninë e Lajçak.

Teksa mbaheshin takimet për dinarin, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzojë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, përshkallëzimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive”, shkroi Bislimi në Facebook.

Që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi Rregullorja re e Bankës Qendrore për Kosovën, ku pagesat kryhen vetëm me euro dhe dinari serb është hequr. Bashkimi Evropian po kërkon që çështja e ndalimit të dinarit serb të zgjidhet përmes dialogut. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, po kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, pasi ka argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Takimi për dinarin në Bruksel, Bislimi: Serbia ende refuzon të zbatojë marrëveshjet

Sot, kur në Bruksel mbahet takimi për çështjen e dinarit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzojë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, një vit pas arritjes së saj.

Bislimi tha se Serbia “shantazhoi dhe kërcënoi serbët” që të bojkotonin zgjedhjet lokale në veri prillin e vitit të kaluar, e akuzoi për sulm të institucioneve pas marrjes së detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë në veri dhe protestat e dhunshme në maj të vitit të kaluar. Ai po ashtu përmendi sulmin e armatosur të kryer nga një grup serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se nuk ka gisht në të.

“Ende pa zbatim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe një vjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, eskalimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive.

Me 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues.

Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor.

Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke. Kosova nga ana e saj, qëndron konstruktive dhe e angazhuar në këtë rrugëtim, në zbatimin e plotë, të drejtë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, përmes një plani të sekuencimit të balancuar mes palëve. Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i saj Implementues, duhet të zbatohen sa më parë. Rajoni ka nevojë për zhvillim e prosperitet, harmoni e marrëdhënie të mira fqinjësore mes të gjitha shteteve të rajonit”, shkroi Bislimi në Facebook.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson procesin e dialogut mes Kosovës – tha se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët.

Bislimi, që është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e “plotë, të drejtë e pa kushte” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fadil: 27/02/2024 14:03

    Prandaj SHBA dhe BE po e injorojne Kosoven se ka politikan idjot dhe gomere .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni