Heqja e doganave me vendet e Rajonit ul çmimet/ Sipërmarrësi Shtjefni: Duhen eleminuar, janë pa produktivitet

TIRANË- Shengeni rajonal, ideja e prezantuar shpesh nga kryeministri Edi Rama, për bashkëpunim pa dogana jo vetëm me Kosovën, por edhe me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas bizneseve është nismë tepër pozitive. Sipërmarrësi Zef Shtjefni shprehet se konsumatorët apo qytetarët janë përfituesit kryesor nëse doganat zhduken, pasi do blejnë të njëjtat produkte por më lirë.

“Që duhen zhduk doganat nuk prodhojnë asgjë, duhen njehsuar sistemet tatimore, që një faturë që del nga Shqipëria duhet të njihet në Kosovë, me teknologjinë e sotme është shumë e lehtë, thjesht duhet të punojë administrata. Konsumatori del më i fituari, pasi do ketë konkurrencë shumë më të madhe në treg, do ketë produkte shumë më cilësore dhe do ketë çmime më të ulta. Sepse mallrat e mira do të qarkullojnë dhe do të blihen, ndërsa ato prodhuesit me cilësi më të ulët, do të ndërgjegjësohen dhe do prodhojnë produkte më të mira dhe më të lira. Konsumatori më i fituar”, shprehet Zef Shtjefni.

Duke qenë se Shqipëria është një vend që importon produkte të shumta nga vendet e huaja, heqja e taksave doganore do të sillte uljen e çmimeve, pasi edhe kostot e prodhuesve ulen. Në këtë mënyrë duke ulur shpenzimet për prodhuesit, mallrat e ndryshme dalin në treg me çmime më të favorshme. Ndërkohë nga ana tjetër Shtjefni, shprehet se eksportet për materialet e ndërtimit janë në rënie për dy arsye.

“Në fakt jemi shumë afër kostove, për dy arsye. Faktori i parë, është rënia e euros që ndodh vetëm në Shqipëri. Në na penalizon sepse ne sjellim në vend shumë më pak valutë për të njëjtin produkt. Dhe së dyti ka ndikuar është fuqia tërheqëse e tregut në Shqipëri apo zbehja e zhvillimit të sektorit të ndërtimit. Nga 14 fabrika tulla e blloqesh që janë në Shqipëri vetëm 5-6 prej tyre funksionojnë dhe ato me shumë vështirësi. Është tregu i Kosovës që po tërheq më shumë, dhe Mali i Zi si pasojë e mbyllje e kufijve nga qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, se po mos të ishte për këtë arsye, problemi me eksportuesit do të ishte shumë i madh. Hapja e kufirit me Serbinë, nga Kosova, duhet ti japë fund barrierave edhe me Shqipërinë”, thotë Zef Shtjefni.

Ndërkohë rënia e eksporteve për materialet e ndërtimit konfirmohet edhe nga shifrat e publikuara nga INSTAT, pasi për 8 muaj eksportet e grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2%, ndërkohë importet për të njëjtin grup janë rritur me 1.1%.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja